Një koincidencë e jashtëzakonshme apo çfarë është kjo?? Sepse rrallëherë mund të ndodhë që vjehrra dhe dy nuset të kenë një tipar të tillë të përbashkët fizik në fytyrë si Diana, Kate dhe Meghan.
Është dashur një sy shumë i hollë për të vënë re se ajo çfarë e lidh në këtë mënyrë princeshën e Wellsit me bashkëshortet e dy djemve të saj është ..nishani sipër buzës!!!
Nuk e kemi vënë re sepse që të treja nuk e kanë shumë të errët që të dallohet fort, e mbase në disa momente embulon dhe make up-i, por ai është aty: Diana dhe Meghani e kanë sipër buzës në anën e majtë, ndërsa Kate në atë të djathtë.