Depresioni është një nga sëmundjet më të përhapura në mbarë botën. Shkaktarët kryesorë të tij janë stresi, presioni, situatat e vështira me të cilat përballesh etj. Nga kjo sëmundje janë prekur edhe shumë personazhe të njohur në të gjithë botën dhe pjesa më e madhe e tyre e kanë pranuar hapur. Në intervista të shumta ata janë shprehur se pavarësisht terapive të ndryshme që kanë bërë, e kanë të vështirë të kontrollojnë veten. Më poshtë po ju tregojmë disa prej tyre.