Të gjithë u ‘dashuruam’ me të nëpërmjet roleve të tij në telenovelat spanjolle. Biondi latin me buzëqeshje të ëmbël ka thyer zemrat e shumë vajzave. Po flasim për aktorin William Levy, i cili prej vitit 2003 është në marrëdhënie më partneren e tij Elizabeth Gutierrez. Në karrierën e tij të suksesshme ai numëron shumë role, 3 prej të cilëve janë transmetuar edhe në Shqipëri.
Roli i parë i cili e bëri të famshëm në vendin tonë është ai në telenovelën “Magji dashurie”. Ai luante rolin e ‘Alehandros’ krahas aktores meksikane, Jacqueline Bracamontes.
Më pas në Shqipëri u transmetuan edhe dy telenovela të tjera shumë të ndjekura ku protagonistët kryesorë ishin William Levy dhe Maite Perroni. Në atë kohë dyshja u përfol edhe për një lidhje të mundshme, por këto fjalë u hodhën poshtë prej tyre.
Në telenovelën “Kujdes nga engjëlli” William luante rolin e ‘Miguel San Román’, i cili është edhe roli i parë kryesor i tij.
“Triumfi i dashurisë” e risolli përsëri krahas Maite Perronit. Në këtë telenovelë ai luante rolin e “Maximiliano”.
“La Tempestada” tregoi se ai kishte arritur te zemra e shikuesve pasi mezi po presnin të shihnin atë në ekran . Kjo telenovelë kishte protagoniste modelen Ximena Navarrete, ndërsa ai luante rolin e Damian Fabre.