Meryem Uzerli nuk ka dyshim se është aktorja e juaj e preferuar e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar.
Ajo famën më të madhe e fitoi me serialin turk “Sulltan Sylejman”, në rolin e sulltaneshës Hyrrem. Që nga atëherë Uzerli vazhdon të jetë e dashur dhe shumë e ndjekur nga fansat.
Në llogarinë e saj, Instagram numëron mbi 4 milionë ndjekës për të cilët sjell imazhe të njëpasnjëshme dhe mjaft atraktive.
Ajo është duke shijuar pushimet në ishujt Maldive e që vjen tejet në formë në imazhin e publikuar në bikini.
Për rolin si ‘Sulltanesha Hyrrem’, ajo mori kritika shumë pozitive dhe u vlerësua me disa çmime.