“Duken aq të paqtë kur flenë”,-shkruan Jona Spahiu për të birin dhe bashkëshortin e saj, Frenklin teksa ata bëjnë një sy gjumë së bashku. Kush ka fëmijë të vogël me siguri e kupton këtë koment të Jonës. Ai momenti i lumtur kur fëmija yt fle natën ose ditën, është një lumturi që zgjat aq pak. Jona me siguri tashmë që është bërë nënë e di këtë ndjesi, prandaj shkruan këtë gjë për Raidenin dhe Frenklin.
Babë e bir duken aq bukur dhe Raideni qenka një djalë vërtet bukurosh, që paska marrë më të mirat nga mami Jona dhe babi Frenkli. Kjo është fotoja e parë që moderatorja e njohur publikon në rrjetet sociale, pasi prej datës 17.09.2018 kur Raiden erdhi në jetë ajo nuk kishte preferuar të na e tregonte me fytyrë të voglin, por ja që sonte nuk duroi dot më dhe e publikoi.