Muzika britanike arriti një vit rekord në 2017, falë artistëve si Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Harry Styles, apo Rag’n’Bone Man.
Raporti i matjes muzikore në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se të ardhurat nga muzika britanike u rritën me 7 % duke arritur një nivel rekord prej 2.6 miliardë paund.
Albumi i tretë i Ed Sheeran, Divide, me hite si “Shape of You” dhe “Perfect”, ishte më i shituri i vitit të kaluar.
Ndërsa u ndoq nga albumi ‘Human’ i Rag ’n’ Bone Man dhe albumi i dytë i Sam Smith në vendin e pestë.
Ylli i muzikës pop Dua Lipa shtoi suksesin duke u bërë artistja më e transmetuar në Spotify në 2017, duke mposhtur Rihannën dhe Taylor Swift.
Ka pasur edhe një paraqitje nga Harry Styles, i cili siguroi vendin e nëntë me albumin e tij të debutimit.
Eventet live si turnet apo festivalet sollën 1 miliard dollarë të ardhura, duke përfshirë turnet botërore të The Rolling Stones, Coldplay dhe Sir Paul McCartney.