Çdo vit raportohen rreth 246.660 raste të reja të kancerit të gjirit dhe më shumë se 50 mijë gra në vit vdesin nga kjo sëmundje. Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë. Rreth 1 në 8 gra në SH.B.A. preket nga kjo sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse. Kapja e sëmundjes në fazat e para, mund t’ju shpëtojë jetën, kjo është edhe arsyeja përse është e këshillueshmë të bëni të paktën një herë në vit eko gjiri ose mamografi.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila e ka nisur muajin nëntor me një vizitë mjëkësore duke qenë se muaji kaluar ishte muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Aurela ka postuar një foto nga klinika dhe shkruan ato fjalë të cilat i mendon çdo grua, çdo nënë kur shkon të bëjë ekon: ‘’Sa herë vij për eko gjiri, është gjithmonë nje frikë që më shoqeëron. E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani që kam një detyrë më të rëndësishme , të rris fëmijët që solla në jetë.
E shtyj për disa javë, por mendjen e kam aty. Të paktën për 1 vit ,tani mendja ime u çlirua nga mendimet që kaplojnë çdo grua. E dua veten, por mbi të gjitha tani dua aq shumë të shoh vajzat e mia të rriten e unë të jem pranë tyre prandaj kontrollet e shëndetit i bëj rregullisht. Është më mirë ta luftojmë diçka nëse është aty, sesa të kemi frikeë të dëgjojmë të vërtetën e të flemë me të. Zbulimi i hershëm, na ndihmon t'ia këpusim kokën bishës së keqe #gra#vajza#motra#nena #kanceriigjirit#mundteluftohet’’