Puntatën e kësaj të shtune në “Shiko kush Luan” në mesin e disa të ftuarve Vip ka qenë edhe reperi i ri por shumë i njohur nga Kosova, Fero. Stafi i emisionit kishte përgatitur për këtë të fundit një lojë “qitjeje” me pistoletë me bojra ku në tabelë ishin vendosur emrat e reperëve të tjerë shqiptarë më në zë të momentit dhe Fero duhet të jepte përgjigje pyetjeve që do t’i beheshin përmes shenjestrimit dhe godigjes në imazhet e atij që do të ishte përgjigjia.
Në mesin e lojës, këngëtarit i është kërkuar të thotë emrin e reperit më të mirë shqiptar sipas tij dhe Fero ka shenjestruar Getoarin si zgjedhjen e tij. Kjo përgjigje ka sjell reagimin e Luanës dhe ka entuziasmuar edhe drejtuesen e emisionit Luana Vjollca, njëkohësisht kunata e reperit Getoar Selimi, e cila me buzëqeshje dhe krenari shtoi: “Dihet, dihet”, si për të konfirmuar edhe ajo përgjigjen e pyetjes.
Getoar Selimi i njohur si Ghetto Geasy është i martuar me motrën e Luanës, Marinën e madje prezantuesja e Top Channel ka realizuar me kunatin e saj edhe një bashkëpunim muzikor disa kohë më parë.