Këngëtarja Fjolla Morina u përfol gjatë për historinë me miliarderin iranian Sasha Sobhani, i cili ka qenë i dashuri i Morena Tarakut.
Pasi treguan se ishin miq dhe po kalonin disa momente të bukura bashkë, plasi sherri publik. Sasha publikoi bisedat në Instagram ku Fjolla i kishte dërguar zemra e puthje dhe më pas këngëtarja e ofendoi publikisht.
Më në fund, Fjolla ka vendosur ti japë fund spekulimeve dhe të zbulojë të vërtetën e gjithë kësaj historie.
“Në fjalët që ka thënë ai nuk ka asgjë të vërtetë në radhë të parë. Në radhë të dytë mesazhet në ‘Instagram’ ai i ka fshirë ato që ka dërguar vetë. Çdo njeri kur të bën komplimenta t’i kur nuk di çfarë t’i kthesh ju dërgon puthje ose një zemër. Ai nuk është askush dhe kjo histori u ekzagjerua shumë. Ai më ka shkruar nëse unë njoh dikë që ta ndihmoja për të bërë ‘Instagramin’ të verifikuar dhe unë i kam kthyer përgjigje për respekt edhe kaq. Ai i ka publikuar ato gjëra sepse unë e kam hequr nga ‘Instagrami’. Mua më vjen shumë keq për të sepse mendoj se ai ka problem me trurin. Do të doja që në këtë emision të mbyllej kjo temë dhe të mos flitej më për tipa si ai,” tha ajo në intervistën për gazetarin Butrint Pasjaqa në emisionin “Mirage”.