Dua Lipa dhe Bebe Rexha prekën sërish skenën e madhe të MTV EMAs dhe të gjithë u surprizuan. Bukuroshet me origjinë shqiptare parakaluan në tapetin e kuq, shkrepën foto me fansat dhe u komentuan pafund. 23-vjecarja, Dua kishte veshur një fustan të shkurtër me printe lulesh dhe me detajin e supeve të fryra. Ajo ishte e shoqëruar nga motra dhe vëllai i saj. Lipa ishte e nominuar në tre kategori dhe fitoi vetëm “Best Pop”, me këngën ‘IDGF’.
Ndërsa Bebe Rexha kishte zgjedhur të vishte një fustan me temina dhe me rrip në mes. Gjithashtu ra në sy detaji i çizmeve të saj të cilat kombinoheshin me dorashkat dhe rripin.
Këngëtarja magjepsi publikun edhe me performcën ‘live’ që zgjati vetëm 3 minuta.