Që nga dasma e Meghan Markle dhe Princ Harry, Doria Ragland, e ëma e dukeshës ka fituar simpatinë e publikut. Pavarësisht rrëmujës së shkaktuar para dhe pas dasmës nga babai i Meghan, asgjë nuk ka ndikuar që gjërat mes Doria dhe Mbretëreshës Elisabeth të shkojnë keq. Madje “Daily Mail” ka zbuluar se për herë të parë Madhëria e saj ka ftuar për festa në pallatin mbretëror të ëmën e dukeshës.
Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, kjo është një nga ato ngjarje që konsiderohen të rralla, pasi Mbretëresha nuk ka ftuar kurrë më parë ndonjë pjesëtar të familjes së Meghan apo Kate Middleton. Kjo ftesë mendohet se vjen si shenjë respekti për Meghan e cila nuk ka asnjë familjar në Angli. Kujtojmë se dukesha është në pritje të një fëmije, kështu që prania e së ëmës do t’i bëjë shumë mirë.