Gjiko dhe i vëllai, Arbër Gjikolli – ndryshe i njohur si Big Bang Beats – janë një dyshe e paparë. Përveçse është CEO i Redbox Entertainment, Arbi ka prodhuar disa prej hiteve të hershme të Gjikos, si “Si me def”, “Edhe Tri” apo këngëve të fundit “Mos ma përzij” e “Shtrejt”. Arbri kompozon, ndërsa Gjiko, shkruan tekstet. Formula funksionon. Gjiko është ndër reperët më të famshëm të momentit dhe i vëllai luan një rol të rëndësishëm.
Pasi e bleu dhe e solli në lagje, hapi i radhës ishte surpriza.
Një tufë me djem i lidhën sytë Arbrit dhe e drejtuan drejt makinës që e priste. Natyrshëm, kur e pa, Arbrit s’i besohej, pastaj u prek, pastaj përqafoi Gjikon dhe të tjerët. Historia përfundon me Arbrin që hipën në makinë dhe gëzon.