Një foto që ka çmendur Instagramin. Më shumë se 500 mijë ‘like’ në 24 orë. Belen Rodriguez shfaqet me një mikro-bikini e hipir mbi një kalë, duke u dërguar zemra ndjekësve të saj.
Në plazh buzë detit, por edhe mes shkretëtirës,“showgirl”-i i lë pak hapësirë imagjinatës dhe me ato linja trupore ka vënë në lëvizje fantazinë e fansave në rrjetet sociale.
Beqare dhe e ndarë mes dashurive të përfunduara (për pilotin e motorëve Andrea Iannone) dhe ndjenjave të pafundme (për Stefano De Martinon, ish-bashkëshorti i saj dhe baba i djalit të saj Santiago), Belen i është kthyer punës. Jo vetëm në televizion, por edhe si modele për linjën e saj të kostumeve.
Fotot së bashku me motrën Secilia, kanë bërë fansat për vete, por mes tyre është edhe një që i ka lënë të gjithë pa frymë… E hipur mbi kalë, me një fundshpinë që duket e vizatuar, Rodriguez “fiton palmën” e vajzës me seksi në rrjetet sociale…