Ai është një ndër emrat e gazetarëve që në kohën kur vendosi t’i bashkohej televizionit ishte ndër djemtë e rinj që spikati. Është fjala për gazetarin Klejvis Saliaj i cili do të kurorëzojë në martesë të dielën e 25 nëntori historinë e tij disa vjeçare të dashurisë me të dashurën e tij, Anjezën.
Lajmin në fakt është konfirmuar edhe nga mikesha e tij Orinda Huta, e cila ka publikuar në Instagram ftesën e dasmës së çiftit, dasmë që do të mbahet në një restorant në dalje të Tiranës.
Klejvisi dhe e dashura e tij Anjeza janë bashkë që prej vitit 2011 dhe kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në fund të këtij muaji. Sa i përket karrierës, pas eksperiences si moderator në televizion në programet e mëngjesit e jo vetëm, aktualisht Klejvisi punon pranë TKOB në departamentin e marketingut dhe të PR.