Një emision i dedikuar i gjithë për Shkodrën dhe traditën shkodrane. E tillë ishte mbrëmja e kësaj të mërkure të “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.
Edhe kur flitet për Shkodrën dhe artin shkodran nuk mund të mos jetë prezent artisti i mirënjohur, njëkohësisht edhe Mjeshtër i Madh, Zef Deda.
Në fillim të mbrëmjes, teksa po shkëmbeheshin batutat e para mes të ftuarve Mitro Çela dhe Zef Deda, ky i fundit me nota humori, por të vërteta shprehet: “Në këtë jetë i bëmë të gjitha si artistë, por lekë nuk bëmë kurrë!”.
Duhet theksuar se ky është një realitet shumë i hidhur për shumë prej artistëve shqiptarë, të cilët edhe sot e kësaj ditë e kanë të vështirë të përballojnë jetesën qoftë në kryeqytet, qoftë në rrethina, edhe pse mbaj tituj nderi e dekorime të ndryshme për sukseset e pashlyeshme në historian e artit shqiptar.
Gjithsesi, e gjithë mbrëmja e Soirées ka kaluar me humor fin dhe me muzikë siç vetëm shkodranët dinë të bëjnë.