Emily Ratajkowski njihet për fizikun e saj mahnitës.
Kudo që shkon modelja 27 vjeçare tërheq vëmendjen me format e saj seksi, ashtu siç ndodhi edhe në tribunën e “Staples” në Los Anxhelos, ku ylli i “Blurred Lines” kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së basketballit “Lakers”.
Teksa pozonte për një selfie e ngritur në këmbë, një tifoz prapa Emily, baba i shoqëruar nga djali i tij, përfitoi nga rasti për t’i fokusuar sytë te linjat e bukuroshes, e cila kishte veshur një bluze të shkurtër të bardhë dhe një palë xhinse të ngjitura pas trupit.