Ky ishte eventi i fundit i Victoria’s Secret për Adriana Limën.
Për 20 vjet me radhë, ajo ka qenë engjëlli kryesor i kompanisë së njohur të veshjeve të brendshme.
E këtë vit Adriana Lima ka vënë krahët e Victoria’s Secret për herë të fundit.
Modelja braziliane nuk do të jetë më pjesë e tyre, ndërsa teksa ka parakaluar në pistë i kanë dalë edhe lotët.
Pas spektaklit, Adriana ka postuar një video të përvojës ës saj si engjëll i VS, ndërsa ka falënderuar shtëpinë e madhe dhe fansat që e kanë përkrahur këto 20 vite./Gazeta Express/