Bukuroshja e familjes Kardashian, Khloe është e njohur për krizat që kaloi me babain e vajzës së saj, Tristan Thompson pasi që ky i fundit e kishte tradhtuar.
Ajo tha se e fali për të nisur gjithçka nga e para.
Siç duket kjo gjë nuk funksionoi. Basketbollisti i njohur kohëve të fundit u përfol edhe për një tradhti të dytë por këtë herë Khloe ka vendosur që të mos e falë duke e vazhduar jetën e saj si beqare.
Tradhtia e dytë e basketbollistit u përmend në reality shoun e motrave Kardashian “KUWTK”, si dhe nga udhëtimi i bukuroshes bionde vetëm për disa ditë, ku nuk ishte i pranishëm Tristian.
Dyshja ende nuk kanë deklaruar asgjë konkrete publikisht.