"Himena" dhe "Sarita" të lumtura pranë njëra-tjetrës.
Paola Rey dhe Natasha Klauss janë dy aktoret e njohura kolumbiane, të cilat për publikun shqiptar u bënë të njohura me rolin e “Himenës” dhe “Saritës” nga seriali “Pasionet e fshehta”.
Aktoret, të cilat fituan zemrat e shumë njerëzve anë e mbanë botës në serial ishin motra dhe kalonin shumë kohë të mirë njëra me tjetrën.
Edhe pas 15 viteve prej kur është xhiruar seriali, aktoret “Himena” dhe “Sarita” kanë ruajtur miqësinë e tyre.
Nga postimet e hedhura në instagram, dyshja duken mjaft bukur dhe të lumtura krah njëra-tjetrës, teksa kanë publikuar imazhin e njëjtë.
“Himena” krahas imazhit të bukur me “Saritën” ka shkruar se e do ribashkimin me miken e saj të shkëlqyeshme, për të cilën ka shkruar se e do, duke i bashkangjitur edhe disa emoji të dashurisë.
Edhe “Sarita” po ashtu ka shprehur dashurinë dhe gëzimin që ka takuar shoqen e saj pas shumë vitesh. Duke e quajtur motër “Himenën”, Sarita është shprehur se buzëqeshjet e tyre thonë gjithçka.
Seriali “Pasionet e fshehta” është prodhim kolumbian i vitit 2003.