Një xhirim i një videoje, për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi.
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Beverly Hills të Los Angelesit, ku po xhironin një klip Kanye West, Nicki Minaj dhe Tekashi 69.
Burime të afërta me artistin kanë konfirmuar për TMZ se Tekashi dhe Kanye ishin brenda shtëpisë që e morën me qira.
Shtëpia gjendet në një prej zonave më të pasura në Beverly Hills. Policët kanë konfirmuar se të shtënat janë dëgjuar rreth orës 10:25 të mbrëmjes së 8 nëntorit.
Një plumb kaloi përmes dritares së dhomës. Kanye ishte aty, por Nicki nuk kishte arritur ende.
Fatmirësisht, asnjë nuk është qëlluar, por mendohet se ka qenë një shtënie nga vetura në lëvizje.
Ndryshe, videoja së shpejti do të publikohet në platformat e ndryshme muzikore.