Kohëve të fundit emri i saj ka qenë më i përfoluri gjithandej.
E tani ajo është rikthyer fuqishëm në treg, ku për dy muaj realizoi dy projekte, si dhe shumë shpejt do të filloj turin e saj nëpër Evropë.
Por, këtë herë këngëtarja na ka zbuluar edhe një tatuazh që ka, e që është pikërisht në të pasme, e këtë e ka zbuluar vet ajo përmes një postimi të bërë në rrjete sociale.
Tunën u komentua gjatë për raportin e saj me kunatin, Robertin.
Raport ky i cili u acarua më shumë pas deklaratave të tij në një emision në Shqipëri, ku tha se as nuk donte që t’ia shihte sytë.
E teksa ai fliste lartë e poshtë, dikur nuk mungoi as përgjigja e Tunës si dhe e Patrisit.
“Media i ka dhënë hapësirë gjithkujt, kështu që secili është i lirë të shpreh atë që mendon, por unë nuk kam kohë të merrem me gjëra të tilla”, tha Tuna.
Ndërsa i ftuar në Xing me Ermalin, Patrisi u shpreh se për të rëndësi vetëm familja.
“Unë tani kam familjen time, dhe për mua ata kanë rëndësi, djali Tiani dhe gruaja ime Tuna.
Vëllai e ka vendin e tij, por tashmë unë kam krijuar familjen time”, u shpreh Patrisi.
Madje ai tha se secili duhet ta shoh veten e tij, dhe mos të kaloj pragun e shpisë vet.
“Me gjithë dashurinë për secilin, por secili duhet ta shoh pragun e shtëpisë së vet, gruan dhe fëmijët e vet”, përfundoi ai.