.@MichelleObama opens up to @RobinRoberts in revealing new interview; says she felt "lost and alone” after suffering miscarriage 20 years ago. Watch @ABC special covering her journey to motherhood and more from her memoir, "Becoming," Sunday night 9/8c. http://gma.abc/2FdWIHm
Me shumë mundësi nuk e keni ditur, por ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama, ka pësuar një abort spontan para 20 vitesh, kur ajo dhe Barack po përpiqeshin të bënin fëmijë. Asokohe, ajo as nuk ia kishte idenë që shumë gra të tjera kishin kaluar të njëjtën gjë. “Ndihesha e humbur dhe vetëm, ndihesha sikur kisha dështuar në çdo gjë, sepse nuk ia kisha idenë sa i përhapur ishte aborti spontan, pasi ne nuk flisnim për të. Mbyllemi në dhimbjen tonë dhe ndihemi të shkatërruara”, -është shprehur Michelle në një intervistë me Robin Roberts.
Ngjizja për çiftin ishte shumë e vështirë dhe u detyruan t`i drejtoheshin fekondimit ‘in vitro’. Kur ajo ishte 34-vjeçare lindi vajzën e parë Malia dhe një vit më vonë, Sasha-n. Gjatë intervistës, ish-Zonja e Parë theksoi se gratë duhet të jenë më të hapura dhe të flasin më shumë rreth këtyre çështjeve, në mënyrë që të ndihen më pak vetëm. Asaj iu desh një kohë e gjatë që të fliste rreth kësaj gjëje me miqtë dhe të afërmit e saj dhe këtë gjë e cilëson si një gabim të madh dhe si diçka të keqe që gratë ia bëjnë padashur njëra-tjetrës duke mos folur hapur për trupin e tyre.