Prej vitesh pjesë e ekranit, Adi Krasta është një nga moderatorët më të pëlqyer për publikun shqiptar. Përsa i përket jetës private moderatori ka qenë gjithnjë i rezervuar, në 22 vite i martuar me bashkëshorten e tij, ai asnjëherë nuk e ka prezantuar atë për publikun.
Ndërkohë, në një postim në Instagram moderatori i ka bërë një dedikim gruas së tij me rastin e 22-përvjetorit të martesës.
“22 vite të bukura sot”, shkruan ai teksa, ka publikuar edhe një foto ku shfaqen duart e bashkuara të tij dhe të bashkëshortes.