Jaden Smith ka zbuluar mbrëmjen e kaluar se është në një lidhje me shokun dhe bashkëpunëtorin e tij Tyler The Creator. 20-vjeçari, djali i aktorit Will Smith, ka ndërprerë koncertin dhe u shpreh: “Tyler The Creator është miku më i mirë në botë dhe unë e dua shumë atë. Dhe dua t’ju them diçka djema… Tyler nuk dëshiron ta thotë, por ai është i dashuri im. Është e vërtetë”. Pak më vonë ai shkroi në ‘Twitter’ sërish duke e përforcuar këtë deklaratë.
Burime për ‘People’ shprehen se asgjë nuk është e vërtetë, ndërsa fansat po vlojnë.