Bes Kallaku ka reaguar ashpër në Instagram pasi nëpër portalet shqiptare u publikua një lajm që bënte me dije se aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij, Xhensila, ishin përfshirë në një aksident që kishte lënë pasoja të rënda për partneren e Besit.
Besi shkroi në Instagram se gjithçka e ka një limit.
“Gjithçka ka një limit, deri këtu jo. Nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. Lavdi Zotit jemi mirë vetë dhe s’ka ndodhur asgjë, por po na lë zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjarët duke lexuar këto idiotësira që përhapen pa filtra”, shkruan Bes Kallaku.