Princi Charles i Britanisë së Madhe sot mbush 70 vjet.
Me këtë rast ai sot do të pijë çaj me njerëz të cilët këtë vit mbushin 70 vjet.
Me rastin e ditëlindjes së tij janë publikuar fotografi familjare ku princi Charles shihet me djemtë William dhe Harry dhe gratë e tyre Kate dhe Meghan, dhe me nipat dhe mbesat, gjashtë vjeçarin princin George, princeshën tri vjeçaren Charlote, dhe princin gjashtë muajsh Luis.