Mbrëmjen e djeshme është organizuar ndarja e çmimeve, “Glamour’s Women of the Year”. Nga e gjithë mbrëmja, momenti më emocionues ishte fjalimi që John Legend mbajti ndaj bashkëshortes së tij, Chrissy Teigen. Ai e përshkruajti partneren e tij si zemrën dhe shpirtin e familjes.
“Kam një karrierë në biznesin e muzikës, por të gjithë e dimë se kush është ylli i familjes. Jam i dashuruar me këtë grua. Ajo është gruaja ime dhe është nëna e vajzës dhe djalit tonë. Por unë nuk jam i vetmi që e dua atë. Me miliona njerëz të tjerë që nuk janë të martuar me të ose nuk kanë lidhje me të e duan shumë”, – ka thënë John. Më pas ai e mbylli fjalimin e tij duke thënë se Chrissy vlen më shumë se sa një nderim. Chrissy Teigen u rendit në radhën e grave të tjera të njohura për të marrë çmimin si gruaja e vitit nga revista ‘Glamour’.