Këngët e tyre iu shoqërojnë tash e sa kohë.
Për të dy këngëtarët e njohur e të dashur për publikun, Gena dhe Mihrije Braha sot shënon një ditë e veçantë.
Të dy festojnë sot ditëlindjen, Gena mbush 47 vjet, ndërsa Mihrije Braha 51.
Këngëtari i njohur, Gena shquhet për zërin e tij unik, që iu shoqëron tash e sa vite që nga debutimi i tij i parë në skenë. Hyri furishëm në skenën muzikore, por shumë shpejt rrëmbeu vëmendjen e audiencës.
Këngët e tij tashmë hite, u dëgjuan me miliona herë e ai ka audiencë të të gjitha moshave, shkruan rtv21.tv “Mëkatare”, “Të dashuroj si i çmendur”, “Ti je ëndrra ime”, “Më foli”, “Ajo”, janë vetëm disa nga emrat e hiteve të Genës, që u dëgjuan shumë nga fansat e tij. Gena është i martuar me Lori Brahimajn, dhe ka dy vajza nga martesa e parë, Helga dhe Nasiola.
Edhe për këngëtaren e mirënjohur mitrovicase, Mihrije Braha data 15 nëntor është mjaft e rëndësishme.
Që nga paraqitja e parë skenike, Mihrija arriti të krijojë lidhshmëri me audiencën dhe gjithmonë në paraqitjet e saj barti sharmin dhe elegancën, që e posedon edhe tash. “Shumë Kërkova” është titulli i këngës me të cilën bëri bujë, e kjo ishte shkëndijë për karrierën e saj të bujshme muzikore “Moj syzeza”, “Refuzova”, “Ma kadal”, “Turbulenca”, “Minire moj motër”, e shumë këngë tjera u interpretuan shumë mirë nga këngëtarja, e cila tash e sa vite është pjesë e skenës.
Mihrije Braha është e martuar me këngëtarin dhe moderatorin e njohur, Naim Abazi dhe kanë një djalë, Platorin.