Këngëtarja e njohur nga Prishtina, Rita ora të premten do të lansojë albumin e saj të dytë të titulluar Phoenix.
Për të promovuar këtë album, Rita mbrëmë organizoi një aheng ku ishte veshur në mënyrë të veçantë duke mahnitur të gjithë, transmeton koha.net.
Këngëtarja 27 vjeçe është fotografuar në Londër për natën e saj të veçantë në një minifund të kuq që i shkonte për mrekulli me aksesorë tjerë e me frizurën në stilin retro.