Rita Ora është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës.
Rita Ora mbrëmë kishte veshur një fustan të bardhë dhe një xhaketë me po të njëjtën ngjyrë, teksa darkoi me Eyal Booker, shkruan DailyMail.
Këngëtarja dukej mahnitëse teksa shijoi një natë në qytet bashkë me Eyal Booker nga “Love Island”, të premtën.
27 vjeçarja dhe Booker, 21 vjeç, dukeshin të relaksuar teksa po dilnin nga Nitting Hill.
Fustani i bardhë që kishte veshur Rita ishte shumë i hapur tek gjoksi, ndërsa veshjen e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza.
Se a ka filluar Rita lidhje me Eyal Booker pas ndarjes nga Andrew Watt apo janë vetëm miq mbetet të shihet ditëve në vijim.