E ndërsa çdo shqiptar, festoi festën e Pavarësisë, këngëtari Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ishin përqendruar tek një tjetër gëzim. Vogëlushja e tyre, Ameli festonte ditën 3-vjetorin e lindjes në një festë së bashku me familjarët dhe miqtë e familjes.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës tonë ❤” – shkruante Miriami.
Miriami, Albani dhe Ameli shfaqen të tre së bashku duke fryrë qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes në foton e publikuar në “Instagram”. Për të nderuar edhe festën e Pavarësisë, Miriami dhe Ameli kanë zgjedhur të vishen me ngjyre të kuqe dhe duken shumë elegante.
Ndërsa babi Albani, pos urimit për vogëlushen e tij, uroi edhe Shqipërinë!