Kim Kardashian mendon se e gjithë bota e urren atë! Në spotin më të ri të “Keeping Up With The Kardashians”, ylli i reality show-t lexon online të gjitha komentet negative, pas sherrit të bujshëm me të motrën Kourtney, të cilën e cilësoi si më pak interesanten për t’u parë
“Oh Zot, njerëzit po çmenden. Ata e urrejnë Kim për sherrin që ndodhi gjatë show-t” – u shpreh Kourtney Kardashian përpara Kim dhe ish-partnerit të saj Scott Disicks.
Por sërish Kim, po përpiqej të justifikonte veprimet e saj: “Unë nuk doja të thoja ‘ti je më interesante për t’u parë’. Unë doja të thoja se je më e mërzitshmja. Përse e morën kaq keq.”
Dhe pikërisht në këtë moment, ndërhyn edhe Scott, i cili i rikujton Kourtney se ajo nuk është më e mirë dhe se ka thënë disa gjëra jo fort të ëmbla për të motrën.