Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e kujdestarisë

Saturday, 01 December 2018 10:59

Yjet e Hollywood Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre, sipas një avokati të çështjes.

Çifti u nda në shtator 2016 pas dy vitesh martese, por kishin probleme për shkak të kujdestarisë së fëmijëve.

Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku, tre biologjikë dhe tre të adoptuar, të moshës ndërmjet 10 dhe 17 vjeç.

Avokati i Jolie tha se nuk ka informacione sesi është zgjidhur marrëveshja dhe kush do të ketë kujdestarinë parësore të fëmijëve.

Angelina dhe Brad, të njohur si "Brangelina" nga fansat, u njohën gjatë xhirimevetë filmit Mr & Mrs Smith në vitin 2004 dhe ishin në një lidhje për 10 vite përpara se të martoheshin.

Kjo ishte martesa e dytë për Brad, pas asaj me Jennifer Aniston. Ndërsa për Jolie ishte e treta pas lidhjes me Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.

Pasi aktorja njoftoi ndarjen, ata u përfshinë në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve.

Marrëveshja do të thotë se çifti nuk do të duhet të shkojë në gjyq, por ata ende nuk kanë arritur një zgjidhje përfundimtare të divorcit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...