Pallati Mbretëror bëri të ditur para pak javësh se Meghan dhe Harry do të largoheshin nga rezidenca e përbashkët. Ata do të jetojnë të ndarë në Frogmore Cottage, në Windsor. Pas këtij lajmi menjëherë filluan aludimet se arsyeja është Kate Middleton. Në media po qarkullonin lajme se Kate dhe Meghan nuk shkonin mirë me njëra-tjetrën. Sipas tabloideve kjo ishte arsyeja pse çifti mori këtë vendim.
Rebecca English është korrespondentja e familjes mbretërore për Daily Mail. Ajo tha se arsyeja pse çifti mbretëror vendosën të shpërngulen ishte sepse do të zgjerojnë familjen. Sidoqoftë, ky sqarim sërish nuk i ndali aludimet.
Ky thashethem duket se e ka shqetësuar familjen mbretërore. Ndaj për t’i dhënë fund, në një deklaratë të rrallë, Buckingham Palace ka hedhur poshtë fjalët se Meghan dhe Kate nuk shkojnë mirë. Duke iu referuar një raportimi nga The Sun, ku flitej për mosmarrëveshjet mes kunatave, Buckingham Palace është shprehur: “Kjo nuk ka ndodhur kurrë”.