Këngëtari i njohur shqiptar Erik Lloshi, do t’i japë fund beqarisë më shpejt nga sa mendonim.
Pas ndarjes së bujshme nga brunja seksi Jola Progri, Eriku u fejua me bjonden simpatike Romina, me të cilën u lidh një muaj pasi i dha fund marrëdhënies me Jolën.
“Mora një vendim në jetën time për 6 muaj, që nuk e kam marrë për 5 vjet kur kam qenë me dikë. Ndonjëherë jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim. Jam i sigurt që nuk është vendim i gabuar”, shprehej Eriku në atë kohë.
Por duket se në jetën e këngëtarit do të ketë të tjera ndryshime të mëdha. Ai tregoi dje në emisionin “Familja” të Turit se i ka propozuar Rominës dhe do të martohen vitin që vjen në Tiranë: