Meghan Markle” është emri më i kërkuar në Google për të dytin vit rradhazi në Mbretërinë e Bashkuar.
“Dasma mbretërore” dhe “foshnja mbretërore” ishin dy ngjarjet kryesore më të kërkuara.
Dukesha e Sussex njoftoi shtatzëninë e saj në tetor, ndërsa ishte në turne me Princin Harry-n në Australi.
Sigurisht, gjatë këtij viti ishin dy dasma mbretërore. Ajo e Princi Harry-t dhe Meghan Markle në maj dhe e Princeshë Eugenias dhe Jack Brooksbank në tetor, të cilat mund t’i kenë shtuar shifrat e përgjithshme.
Emri i dytë më i kërkuar në mesin e të famshmëve është “Roxanne Pallett”, aktorja e Emmerdale që u bë e famshme pasi akuzoi prezantuesin e Celebrity Big Brother, Ryan Thomas se e kishte qëlluar me grusht.