Ajo shpesh hyn në aventura të çuditshme dhe me plotë make-up, megjithatë, ngjyra e bardhë e flokëve e bëjnë femër me klas.
Por, Rita Ora është e bukur edhe gjatë ditëve rutinore e pa kuruar dhe këtë e dëshmoi kur e ëma, Vera Sahatçiu i publikoi një fotografi të vjetër në rrjetet sociale.Bukuroshja 28-vjeçare u shfaq pa make-up dhe me flokët kaçurrele gjersa ishte në krah të kushëririt, Artit.
Kjo ka bërë që të merr edhe kritika pozitive si dhe të lavdërohet këngëtarja e hitit “Anywhere”.
Ndërkohë, ajo për mediat e huaja ka pohuar se ndihet mirë kur kohë pas kohe vishet në mënyrë të çuditshme.
“Për shkak se disa njerëz mendojnë se jam e çmendur me disa veshje të çuditshme, dua të them se ato më japin energji përgjatë një pjese të ditës”, tha biondina.