Me 17 dhjetor, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman festoi ditëlindjen e 37-të. Bashkëshortja e tij, Almeda Abazi surprizoi partnerin në sheshin e xhirimit me një copë tortë, duke e ëmbëlsuar në atë ditë të shënuar.
Mirëpo, mediat turke kanë përfituar nga ky moment dhe jo vetëm që i kanë marrë një deklaratë në lidhje me shtatzëninë, por kemi edhe një foto shumë të ëmbël të çiftit.
Almeda shkëlqen në muajin e pestë të shtatzënisë, e veshur me një fustan të zi, ndërsa duart përkëdhelin barkun e rrumbullakosur. Ajo qëndron krah të shoqit, i cili duket shumë i lumtur për vizitën e saj në punë.
“Kjo është ditëlindja e fundit që po kalojmë së bashku vetëm si çift. Vitin tjetër, djali do të jetë na bashkohet dhe mezi presim” – u shpreh bukuroshja shqiptare.
Duket se Almeda ka nisur edhe me përgatitjet për ardhjen në jetë të vogëlushit dhe sot tregoi se ka zgjedhur edhe karrocën e bebit.
Ish-Misi shqiptar Almeda Abazi pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, rreth muajit prill.