Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër për dramën komike, “Where’d You Go, Bernadette”, në të cilën rolin kryesor e luan Cate Blanchett.
Filmi me regji të Richard Linklater është i bazuar në librin për ikjen e Bernadette Fox, gruan që kishte gjithçka, burrin që e donte dhe vajzën fantastike.
“Pasi nëna e saj, e varur (nga alkooli dhe droga) zhduket, 15-vjeçarja Bee bën gjithçka që është e mundur për ta gjetur, ndërsa rrugës e zbulon historinë e saj problematike”, shkruan përshkrimin e filmit.
Krahas Blanchet, e cila luan rolin e Bernadette, ekipin e aktorëve e përbëjnë edhe Emma Nelson, Billy Crudup, Kristen Wiig, Laurence Fishburne, Zoe Chao, Judy Greer, Troian Bellisario, James Urbaniak, Johannes Haukur Johannesson dhe të tjerë.
Premiera e filmit “Where’d You Go, Bernadette” është caktuar për datën 22 mars në Amerikë dhe pastaj do të nisë shfaqen nëpër vendet tjera të botës.
Gjatë këtij viti, Blanchett ka laujtur në tre filma, “Ocean’s 8”, “The House with a Clock in Its Walls” dhe “Mowgli: Legend of the Jungle”.
Ndërsa krahas “Where’d You Go, Bernadette”, për vitin e ardhshëm, ajo e ka në plan edhe filmin “How to Train Your Dragon: The Hidden World”.