Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është kthyer një nga personazhet më të komentuara në mediat ndërkombëtare, të cilat nuk harrojnë ta citojnë gjithmonë edhe origjinën e saj.
Për 6 vite punë, Rita Ora është shndërruar një nga këngëtaret më të njohura dhe të dashur në botë. Së fundmi ajo ka qenë edhe në Francë, për një set fotografik.
Në këtë rast prestigjiozja franceze, “NRJ” i ka dedikuar një artikull të veçantë yllit të muzikës, duke e nisur shkrimin me dashurinë dhe lidhjen e veçantë që Rita ka për Kosovën.
“E lindur në Prishtinë, Rita Ora kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e saj për vendlindjen. Në vitet e fundit, ajo ka rritur vëmendjen e saj në këtë vend ballkanik. Gjuhën shqiptare, Rita Ora e dinte shumë pak nga prindërit e saj. Pak pasi mbushi 1 vjeçe, këngëtarja e hitit “Your Song”, do të rritej në Evropë deri në fillim të karrierës së saj muzikore.
Megjithatë, Rita Ora nuk e ka harruar kurrë origjinën e saj. Në vitin 2012, këngëtarja shqiptare u kthye në qytetin e saj të lindjes, për xhirimet e klipit “Shine Ya Light”.
Rita Ora, një personalitet i njohur në Kosovë
Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë.
Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit.
E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare ofroi një koncert falas në Prishtinë. Tashmë ambasadorja e Kosovës, Rita Ora, është dekoruar edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për promovimin e Kosovës në botë”, shkruan prestigjiozja NRJ për artisten shqiptare.