Rihanna dhe i dashuri i saj nga Arabia Saudite duket se nuk po mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Rihanna po kalon kohë të mirë me Hassan Jameel.
Këngëtarja 30-vjeçare është parë në një darkë romantike me të dashurin e saj, të shtunën në Malibu, Kaliforni.
Çifti mbajti një profil të ulët, dhe ishte i rrethuar nga sigurimi.
Rihanna dhe Hassan janë në lidhje që një vit por lidhjen e kanë mbajtur shumë private. Ata fillimisht u panë gjatë verës së vitit të kaluar.
Në anën tjetër, Rihanna së fundmi konfirmoi se do të kemi muzikë të re nga ajo në vitin 2019.