Miqësia mes Demi Lovatos dhe Nick Jonas duket se është ftohur. Mediat e huaja kanë shkruar se Demi është mërzitur që miku i tij nuk e ftoi në dasmën e tij.
Më 1 dhjetor, Nick u martua me dashurinë e jetës së tij, Priyanka Chopra dhe organizoi një dasmë të madhe.
Aty ishin të ftuar emra të njohur, por mungonte Demi Lovato. Burimet thonë se ajo është lënduar shumë nga kjo gjë, por i uron atij një jetë të lumtur.
Nuk dihet nëse ka qenë vendim i Priyankës që të mos e ketë Demin në dasmë. Kjo e fundit ka qenë në vëmendjen e mediave për gjendjen e saj shëndetësore, pasi kaloi në mbidozë gjatë një feste në shtëpi.
Mbetet për tu parë nëse do të pajtohen dhe do ti harrojnë hatërmbetjet.