Moderatorja e “Proçesi Sportiv” Nevina Shtylla herë pas here u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale, përmes rubrikës “Ask me”.
Një nga pyetjet këtë herë ka patur në fokus pamjen e saj ku është pyetur përse nuk tenton të bëhet bionde.
Ajo ka publikuar një foto në kohën kur kishte eksperimentuar për të qenë bionde dhe krahas fotos ka shkruar: “Që ta mbyllim njëherë e mirë këtë temë. JO MË! Hera e parë dhe e fundit katastrofë’, shkruan Nevina përkrah fotos së saj bionde.