Thylane Blondeau, modelja me tiparet engjëllore në vitin 2007 u quajt si vajza më e bukur në botë. Pas 11 vitesh ajo u emërua me të njëjtën titull duke u klasifikuar përsëri në vend të parë.
Modelja e ka filluar karrierën e saj në moshë të hershme, që 5-vjeç ajo ka qenë gjithmonë e kërkuar nëpër sfilatat e modës, ndërsa tani punon per “Chanel”.
Thylane u klasifikua në vend të parë ndërsa aktorja aktorja amerikano-filipinase Liza Soberano u vendos në vendin e katërt.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram falenderimet për çmimin e dhënë. “Thjesht nuk mund ta besoj, faleminderit shumë të gjithë ata që votuan. Jam mirënjohëse për të gjithë ju. Uroj pushime të mbara për të gjithë ju”- ka shkruar modelja.