Golden Globes përveç çmimeve solli edhe shkëlqimin e çifteve të famshme në tapetin e kuq. Çiftet tërhoqën vëmendjen, jo vetëm për shkak të veshjes, por edhe sepse dukeshin aq bukur përkrah njëri-tjetrit.
Emily Blunt dhe John Krasinski
Emily u listua ndër të veshurat më bukur me fustanin e Alexander McQueen dhe dukej aq bukur përkrah partnerit të saj.
Irina Shayk dhe Bradley Cooper
Si rrallëherë, Irina dhe Bradley kaluan së bashku në tapetin e kuq dhe dukeshin më të bukur se kurrë. Irina kishte zgjedhur një fustan me shkëlqim Versace, ndërsa Bradly, një kostum të bardhë Gucci.
Nicole Kidman dhe Keith Urban
Nicole dhe Keith dukeshin shumë të ëmbël, teksa pozonin për fansat në tapetin e kuq.
Lady Gaga dhe Christian Carino
Lady Gaga dhe Christian Carino u drejtuan për në ceremoni të kapur për dore, teksa ylli i “A star is born” shkëlqente e veshur me Valentino.
Tom Kaulitz dhe Heidi Klum
Çifti i ri dukeshin shumë të qeshur dhe Heidi përfitoi për të treguar unazën e diamantit në tapetin e kuq.
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas
Më të bukur se kurrë, Michael vodhi vëmendjen e të gjithëve, teksa i puthte dorën partneres së tij.