Jimmy Page feston sot 75 vjetorin. Një nga kitaristët më influentë në historinë e rokut si dhe krijuesi i shumë këngëve të grupit të famshëm Led Zeppelin, në 2010 ai hyri në vend të dytë në klasifikimin e 50 kitaristëve më të mirë në historinë e Gibson, marka e kitarave me të cilën është lidhur pandashmërisht figura e tij dhe i treti në listën e Rolling Stone’.
Emri i tij është i lidhur me historinë e Led Zeppelin, kur në fillim të karrierës së tij në vitet 60-të, kitaristi i lindur në Londër në 9 janar 1944, u vlerësuar shumë si pjesëtar i Yardbirds, duke ndarë eksperiencën e tij në rritje me dy të tjerë të famshëm si Jeff Beck dhe Eric Clapton.
Në 1968 ai bën kthesën e madhe me themelimin e Led Zeppelin. Stili i Page ka qenë themelor duke i dhënë shpirtin grupit, gjithmonë me të dhe i pandashëm edhe në lindjen e hard-rock dhe heavy metal.
Muzika e tij është një muzikë e pakrahasueshme. Falë edhe bashkëpunimit me kitarat Gibson dhe Marshall dhe i karakterizuar nga disa teknika origjinale ai gjithmonë ka luajtur një muzikë të pagabueshme. Pavarësisht problemeve që pati me varësinë nga droga dhe alkooli në vitet 70, ai krijoi këngë të cilat janë votuar si më të bukurat në historinë e rokut, si “Stairway To Heaven”.