Princesha Kate Middleto ditën e djeshme festoi ditelindjen e saj.Ajo mbushi 37-vjeç dhe planet të cilat kishte menduar për festën e saj ishin mjaft modeste.
Kate dëshironte një ditë të qetë pranë bashkëshortit të saj dhe fëmijëve por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej, pasi Princit i duhej të merrej me disa çështje bamirësie për mbretërinë.
Princi William ishte në një spital për aktivitetin e bamirësisë dhe shumë fëmijë që e takuan i dhuruan atij disa vizatime ku nuk ngurruan ta uronin edhe për Kate.
Princi i falenderoi teksa pranoi vizatimet e tyre ku shkruhej: “Kate shpresoj të jesh duke festuar ditëlindjen më të bukur që mund të kesh imagjinuar”.