Pas 2 vitesh ndarje nga Angelina Jolie, Brad Pitt është përfolur të ketë një lidhje me aktoren e njohur dhe shumë simpatike, Charlize Theron. Këtë informacion e ka bërë me dije prestigjiozja ‘The Sun’, ku thekson se Pitt dhe Theron janë treguar shumë të afërt dhe të dashur me njëri tjetrin.
Dyshimet u shtuan akoma edhe më shumë kur dyshja simpatike është parë së bashku në festën e filmit ‘Roma’, në datën 12 janar. Sipas burimeve të afërta, Pitt dhe Theron janë parë së bashku edhe në restorante, të cilët duke shumë të afërt me njëri tjetrin.
Mësohet se dy aktorët janë në një lidhje që prej dhjetorit të 2018-ës, rreth Krishtlindjes. Shpresojmë që lidhje e tyre të zgjasë!