Rodrigo Alves është një nga personazhet më të njohur në botë.
Ai njihet në të gjithë botën si “Kukulla Ken” pasi me anë të më shumë se 60 operacioneve plastike, ka tentuar të duket gjithnjë e më shumë si i dashuri i kukullës Barbie, të quajtur Ken.
Dhe së fundmi blogeri Olti Curri ka njoftuar se Rodrigo Alves do të vizitojë së shpejti Shqipërinë.
Blogeri ka postuar një video ku djali që i ngjan kukullës Ken shprehet:
"Të gjithë miqve të mi në Shqipëri, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Unë po rimarr veten pas operacionit të fundit, është akoma pak e dhimbshme. Ju uroj gjithë të mirat dhe shumë shpejt do jem në Tiranë".