Këngëtarja me famë botërore, Era Istrefi ka publikuar disa imazhe që mund të lidhen me projektin e saj të ri muzikor.
“Statuja e lodhjes”, shkruajti Era pranë imazheve ku duket se tregon gjendjen emocionale momentale. Ajo mund të jetë lodhur nga puna me orë të zgjatura, gjë që e tregon me mimikat.
Këngëtarja ka bërë dhe ndryshimin në paraqitje duke u kthyer në bjonde. Era do të vijë shumë shpejt me një këngë shqip në duet me motrën e saj Nora Istrefi, por nuk dihet nëse këto fotografi lidhen me atë projekt.